Skuadra e Kukësit ka zhvilluar stërvitjen e parë në Kukës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka ka dalë pasdite në tapetin e stadiumit \”Zeqir Ymeri\” dhe ka marrë ngarkesën e duhur para ndeshjes.
Përgatitjet kanë qenë intensive dhe stafi teknik po kristalizon edhe pikëpyetjet e fundit para ndeshjes. Lojtarët gëzojnë një formë të mirë dhe janë gati për sfidën me Vllazninë, e cila luhet të dielën, ora 14:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”.