Kukësi B vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Partizanin B. Ekipi i drejtuar nga trajneri Edmond Dalipi po stërvitet çdo ditë edhe po punon me rigorozitet. Tekniku në ndeshjen ndaj Partizanin B do të ketë edhe një përforcim, pasi do të jetë i gatshëm edhe Bedri Greca.
Javën e kaluar, skuadra e Kukësit B ishte pushim, ndërsa këtë javë do t\’i rikthehet garës së kampionatit, pasi ka për të përgatitur ndeshjen e fundjavës.
Atmosfera është pozitive dhe puna vijon me qetësi, pavarësisht se tani kërkohen edhe pikët duke parë pozitat në të cilat ndodhet ekipi.