cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Konferencë për shtyp / Gjoka & Emini: Kërkojmë fitoren në çdo ndeshje

  • November 3, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 81 Views

Skuadra e F.K. Kukësit ka organizuar një konferencë për shtyp paraditën e sotme, në zyrat e klubit, në orën 10:30. Në prononcimin për shtyp kanë dalë trajneri Ernest Gjoka dhe sulmuesi Izair Emini. Të dy kanë folur për ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe situatën që po kalon skuadra. Fillimisht, pyetjet i janë drejtuar trajnerit Gjoka dhe më pas edhe Eminit.

Gjoka: Na ndihmon fakti që luajmë në shtëpi

Kalendari i favorshëm – \”Mendoj se një lloj favorizimi e kemi, pasi po luajmë në fushën tonë. Kështu si po luhet Superliga shqiptare, të luash brenda është gjithmonë më e lehtë se jashtë fushe. Ne do të mundohemi që me sakrifica, besim dhe përgatitje intensive të marrim maksimumin në ndeshjet brenda përballë tifozëve tanë\”.

\"4\"

Vllaznia – \”Vllaznia është po e njëjta dhe ka elemente cilësorë brenda. Janë të kujdesshëm sidomos në prapavijë. I interpreton shumë mirë fazën mbrojtëse. Një skuadër është më e vështirë kur rri mbrapa se para. Gjithsesi, ekipi jonë mendoj se po rritet nga java në javë dhe po arrijmë aty ku ne duam si staf. Presim që në  këtë fazë të marrim maksimumin e atyre që kemi kërkuar si staf\”.

Fitoret brenda fushe – \”Do synojmë fitoren ndaj Vllaznisë, pasi e kërkojmë atë në çdo ndeshje që luajmë. Nuk ka rëndësi ku luajmë, pasi ne duam që të marrim maksimumin gjithmonë. Ne kemi objektiva, pasi duam të përfundojmë garën në krye të tabelës dhe të shkojmë më lart në Kupë\”.

Sulmuesit – \”Ne kemi sulmues shumë cilësorë dhe jemi me fat që i kemi në ekip. Do t\’i marrim më të mirën atyre. Me Luftëtarin e zgjidhi Emini, në ndeshjet e tjera Pejiç. Do të vijë momenti i Gurit, por mos harroni se jemi një skuadër\”.

\"3\"

Emini: E rëndësishme që të fitojë ekipi

Golat –  \”Dy gola janë shumë pak, për mua, por mos harroni se kam qenë i dëmtuar. Më vjen mirë që u ktheva nga dëmtimi dhe arrita të shënoja. Erdha aty ku duhet\”.

Rrjeta me Luftëtarin – \”Për mu nuk ka rëndësi se kush e shënon goli, e rëndësishme është që të fitojë skuadra. Normalisht që më vjen mirë kur gjej rrjetën, pasi për atë punë jam. Unë do të kërkoj gjithmonë që të shënoj\”.

Marrëdhënia me Pejiç – \”Pero është një lojtar kalibri. Ai e gjen golin në çdo pozicion. Mendoj se formojmë një dyshe të mirë së bashku\”.

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.