Skuadra e F. K. Kukësit ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Vllaznisë, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Takim ky që do të luhet në orën 14:00.
Ekipi nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka ka vijuar stërvitjen në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë. Të gatshëm për trajnerin kanë qenë të gjithë futbollistët e tij.
Seanca ka pasur një karakter tekniko-fizik. Atmosfera është shumë pozitive dhe kërkohet të merret maksimumi këtë sfidë.