Skuadra e Kukësit B ka qenë pushim gjatë javës së katërt të Kategorisë së Dytë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Edmond Dalipi nuk ka ndalur përgatitjet dhe ka vijuar me ritëm të lartë stërvitjet për javën e pestë të këtij kampionati.
Në këtë javë do të jetë një ndeshje e fortë në mes të Kukësit B dhe Partizanit B. Ekipi i dytë i Kukësit është në vendin e 10-të, dhe ka grumbulluar 2 pikë. Ky ekip ka 2 barazime dhe një humbje në 3 ndeshje të luajtura.