cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Drejtuesit zhvillojnë mbledhje, masë disiplinore për Bedri Grecën

  • October 31, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 34 Views

Skuadra e F.K. Kukësit ka zhvilluar një mbledhje me kupolën drejtuese të klubit. Presidenti Safet Gjici ka thirrur në takim stafin teknik dhe administrën e klubit. Mbledhja është zhvilluar paraditën e sotme rreth orës 10:00, në zyrat e F.K. Kukësit.

Drejtuesit kanë vendosur theksin te ndeshja me Luftëtarin dhe paraqitja e skuadrës në fushë, por edhe te vazhdimësia e rezultateve pozitive. Në fokus ka qenë edhe ndeshja e ardhshme me Vllazninë, që nis siparin e fazës së dytë.

\"mbledhje-per-grecen1\"

Vendimi për Bedri Grecën – Një tjetër çështje që është diskutuar ka qenë edhe sjellja e lojtarit Bedri Greca, pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Luftëtarit. Reagimi i tij nuk ka lënë shije të mirë, pasi ka thyer rregullat disiplinore të klubit. Një sjellje e tillë është konsideruar i patolerueshme, ndaj në bashkëpunim me të gjitha strukturat e klubit është vendosur edhe masë disiplinore ndaj tij. Greca është pezulluar pa afat nga ekipi i parë dhe do të stërvitet me ekipin e Kukësit B, për një periudhë të pacaktuar kohore. Ai do të luajë edhe nën urdhrat e trajnerit Edmond Dalipi. Lojtari ka pranuar masën disiplinore dhe ka kërkuar falje për sjelljen e tij, pasi ka qenë pjesëmarrës në mbledhje.

Kjo vendimarrje tregon edhe njëherë se asnjë lojtar nuk mund të dalë mbi klubin dhe thyerja e disiplinës është e patolerueshme.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.