FK Dinamo – K.F. Kukësi 0-2
Shënues: Greca 4\’, Emini 81\’
Kukësi: Koci, Memini, Pashaj, Imami, Rangel (Koldashi 68\’), Cema, Dema, Greca (Emini 65\’), Jonuzi, Lushtaku (Lena 65\’), Guri. Tr. Ernest Gjoka.
Skuadra e Kukësit ka arritur një fitore me mjaft vlera në Kupën e Shqipërisë ndaj ekipit të Dinamos. Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka ka mposhtur me lojë dhe rezultat dinamovitët. Që në minutën e 4-ët ka qenë Greca që ka kaluar në avantazh të tijët, ndërsa Emini ka dyfishuar shifrat në minutën e 81. Me këtë rezultat Kukësi, pothuajse e ka siguruar kalimin në turin tjetër.