Ekipi i Kukësit ka zhvilluar stërvitje në palestër paraditen e sotme. Lojtarët kanë qenë të ndarë në dy grupe dhe kanë punuar me programe të ndryshme në bazë të nevojave fizike që kanë.
Pasdite, ekipi do t\’i nënshtrohet edhe një seance në fushën e madhe në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë dhe do t\’i japë fund përgatitjeve para ndeshjes me Dinamon, ditën e nesërme, në orën 14:00, e vlefshme për turin e dyte të Kupës së Shqipërisë.