Felipe Moreira do të rikthehet ditën e nesërme te skuadra e Kukësit. Braziliani pasi ka kaluar dëmtimin do t\’i bashkohet grupit në seancat stërvitore dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka.
Sulmuesi ka cilësi të mira dhe shihet si një \”përforcim\” i rëndësishëm për skuadrën tonë. Ai do të fillojë fazën e riabilitimit fizik dhe më pas do të shihet edhe mundësia për ta afruar me grupin. Moreira ka arritur të fitojë edhe një trofe me skuadrën e Kukësit, atë të Kupës së Shqipërisë.
