Skuadra e F.K. Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Skënderbeut, që do të luhet ditën e shtunë, në orën 17:00, në Korçë.
Stafi teknik ka zhvilluar seancën e fundit para nisjes në orën 10:00. Një stërvitje që i ka dhënë fund edhe përgatitjeve në Tiranë për këtë takim. Trajneri Gjoka ka ndarë edhe detyrat e fundit për futbollistët e tij.
Ekipi mesditën e sotme do t\’i drejtohet Korçës. Skuadra do e kalojë natën në Pogradec.