cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Konferencë për shtyp/ Gjoka dhe Pejiç: Ndeshje e vështirë, por duam fitoren

  • October 21, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 28 Views

Klubi i F.K. Kukësit ka zhvilluar një konferencë për shtyp ditën e sotme. Trajneri Ernest Gjoka dhe sulmuesi Pero Pejiç kanë folur para ndeshjes me Skënderbeun. Tekniku dhe sulmuesi kanë folur për rëndësinë e ndeshjes dhe mundësinë e fitores.

\"gjoka\"

Trajneri Gjoka: Të vazhdojmë të jemi të pamposhtur!

Situata – \”Mendoj se është një ndeshje e rëndësishme  dhe situata është eqetë, ne po punopjmë për takimin e radhës. Mendoj se këto ndeshje duhet të përgatiten me qetësi\”.

Skënderbeu  –  \”Kampionati është shumë i bukur dhe kjo ndeshje ka ardhur në momentin e duhur, se pavarësisht se Skënderbeu dukej shumë larg, tashmë është afruar disi. Do mundohemi për të bërë mirë. Ne do të luajmë kundër Skënderbeut dhe do të jemi të përgatitur për të gjitha situatat. Nuk mendoj se Kukësi është  skuadër inferiore, ne kemi strategjinë tonë. Ne do të ndërtojmë strategjinë tonë dhe do të marrim masat tona\”.

Salihi – \”Për ne nuk ka rëndësi, nëse luan apo jo. Jemi përgatitur për të gjithë lojtarët e Skënderbeut. Ne fituam ndeshjen e parë me Skënderbeun me Hamdi Salihin. Situata kanë ndryshuar, por mos harroni se Kukësi është pretendent për titullin kampion\”.

Rezultati – \”Kukësi gjithmonë shkon për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm, pra fitoren\”.

Transfertat – \”Ne jemi të pathyeshëm deri më sot, pasi nuk kemi humbur asnjë ndeshje. Ne duam të vazhdojmë të jemi të tillë dhe t\’i kombinojmë me fitore\”.

\”Presioni\” – \”Skuadra nuk ka presion. Ka kërkesë llogarie dhe kjo është për të mirë të punës\”.

\"pejic\"

Pejiç: Dua të shënoj!

Goli – \”Do të jetë shumë mirë të shënoj gol, pasi kjo është puna ime dhe unë këtë dua. Rrjeta është e njëjtë si të shënohet ndaj ekipit të parë dhe si të fundit. Dua të shënoj\”.

Konkurrenca me Salihin – \”Nëse Salihi nuk luan është në të mirë të skuadrës tonë, pasi është një lojtar shumë i mirë. Nëse arrij të shënojë është mirë edhe për mua, por kryesisht për ekipin\”.

Skënderbeu – \”Ekipi i tyre e ka boshtin  e ruajtur prej disa vitesh dhe kjo është gjë pozitive e tyre, pasi e njohin lojën e njëri-tjetrit. Kjo është një pikë e fortë e tyre, por ne nuk kemi frikë. Kemi një skuadër të mirë\”.

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.