cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Shameti: Në Korçë për rezultat pozitiv

  • October 19, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 82 Views

Mbrojtësi i F.K. Kukësit, Ylli Shameti, ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme, në zyrat e  klubit. Gjirokastritit ka folur për ndeshjen ndaj Skënderbeut, gjendjen e ekipit dhe objektivat e Kukësit.

Skënderbeu – \”Një ndeshje e vështirë për ne, pasi luajmë në fushën e tyre dhe dihen vlerat e korçarëve. Ne ka ardhur koha të tregojmë se jemi aty lart dhe duam titullin. Në këtë ndeshje duhet të tregojmë potencialin tonë dhe të marrim rezultat shumë pozitive. Duhet të vendosemi mirë dhe të jemi taktikisht\”.

\"shameti3\"

Rezultati – \”Ne duhet të shkojmë për një rezultat pozitiv. Kërkojmë fitoren në Korçë, por nuk është dramë edhe nëse ne marrim barazimin. Ne duam që t\’i rikthehemi edhe në transfertë fitoreve, pasi deri tani nuk ja kemi dalë\”.

Momenti i korçarëve – \”Nuk mendoj se humbja me Tiranën ka ndikuar te korçarët. Kjo do t\’i mobilizojë edhe më shumë, por ne nuk na intereson shumë gjendja e tyre, pasi po shohim punën tonë. Po përgatitemi në maksimum dhe jemi gati për këtë ndeshje\”.

\”Presioni\”  – \”Nuk ka presion te klubi dhe po punojmë të qetë. Largimin e Dervishit nuk mund ta gjykoj unë. I sigurt është fakti që ne po punojmë të qetë dhe po përgatitemi mjaft mirë. Kritikat janë në të mirë tëpunës dhe ne si të tilla i marrim\”.

\"shametii\"

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.