Skuadra e F.K. Kukësit ka rinisur stërvitjen ditën e sotme, pas pushimit të djeshëm. Stafi teknik ka zhvilluar stërvitjet në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë, në orën 16:00. Seanca ka qenë e një karakteri fiziko-teknik. Me ekipin ditën e sotme është afruar edhe kongolezi Aristote Amisi Kamaneno. Ai ka vijuar stërvitjen me ekipin e Kukësit dhe do të jetë në monitorim të stafit teknik.


Komaneno – Aristote Amisi Kamaneno luan si mbrojtës dhe mesfushor i majtë. Ai ka qenë pjesë e ekipit Nottingham Forest U21 dhe kombëtares U-21 të Kongos. Kamaneno është 21 vjeç dhe premton për të ardhmen.
Profili në transfermarket, kliko: Aristote Amisi Kamaneno
