Skuadra e F.K. Kukësit ka vijuar stërvitjen gjatë pasdites së sotme në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Seanca është zhvilluar në orën 16:00 dhe ka pasur një karakter tekniko-taktik me shumë ushtrime në lidhje me topin.
Trajneri Gjoka ka stërvitur futbollistët për rreth 90 minuta në tapetin e stadiumit të verilindorëve. Situata duket e mirë dhe futbollistët janë në gjendje të mirë fizike.

Atmosfera është e qetë para ndeshjes me Korabin dhe 3 pikëshi është i vetmi objektiv. Përgatitjet e sotme janë ndjekur edhe nga një numër tifozësh që i kanë dhënë zemër lojtarëve për ndeshjen e së dielës.
Ekipi do të vazhdojë përgatitjet përsëri ditën e nesërme.