cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Presidenti Gjici motivon stafin para ndeshjes me Flamurtarin

  • October 11, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 24 Views

Klubi i F.K. Kukësit ka zhvilluar një mbledhje paraditën e sotme. Presidenti Safet Gjici ka mbledhur stafin në zyrat e klubit. Të pranishëm kanë qenë figurat më të rëndësishme që nga drejtori Dritan Dervishi, trajneri Ernest Gjoka dhe ndihmësit e tij dhe pjesëtarë të tjerë të klubit.

Presidenti Safet Gjici i ka dhënë besim stafit teknik para ndeshjes me Flamurtarin. Numri një i klubit ka përsëritur besimin absolut te stafi teknik dhe te skuadra dhe ka shprehur bindjen që në sfidën që do të zhvillohet në Vlorë, ditën e mërkurë, ora 17:00, ekipi do të dalë me fitore.

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.