cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Ekipi i jep fund përgatitjeve para ndeshjes me Flamurtarin dhe udhëton në Vlorë

  • October 11, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 85 Views

Skuadra e F.K. Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen me Flamurtarin. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik ka zhvilluar seancën e fundit në kompleksin sportiv “Internacional”, në Pezë.

\"emini1\"

Futbollistët janë rreshtuar në orën 16:00 nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka.Seanca ka pasur një karakter tekniko-taktik dhe stafi teknik i a dhënë edhe udhëzimet e fundit futbollistëve duke shpërndarë edhe detyrat në fushën e lojës.

Menjëherë pas seancës, skuadra është nisur për në Vlorë. Ekipi është akomoduar në hotel “Bolonja” nga ku do të presë edhe ndeshjen e nesërme. Atmosfera është mjaft pozitive dhe futbollistët kanë besim te një rezultat pozitiv.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.