Skuadra e F.K. Kukësit ka vijuar përgatitjet për ndeshjen ndaj Flamurtarit, që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 17:00, në stadiumin “Flamurtari”.
Ekipi nën drejtimin e stafi teknik ka zbritur në fushë pasidite në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë.

Skuadra e rreshtuar përpara fillimit të stërvitjes
Trajneri Ernest Gjoka ka rreshtuar skuadrën rreth orës 16:00. Seanca ka qenë e një karakteri fiziko-teknik me cirkuite dhe ushtrime me topin. Gjendja e lojtarëve është mjaft e mirë dhe atmosfera mjaft pozitive, përjashtim bën vetëm sulmuesi Izair Emini

Moment nga stërvitja