cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Koliçit: Jemi më mirë në sulm, fitojmë trofe

  • October 6, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 37 Views

Portieri i Kukësit, Enea Koliçi, në një intervistë për “Panorama Sport”, flet i lumtur për fitoren e fundit ndaj Partizanit. Sipas tij, ky sukses i dha frymëmarrje gjithë pjesëtarëve të klubit, të cilët e donin me patjetër këtë 3-pikësh. Sipas shtatlartit, gjashtë pikë mbrapa Skënderbeut në këtë fillim kampionati nuk janë asgjë, pasi është vetëm fillimi.

Sa e rëndësishme ishte për ju fitorja ndaj Partizanit?

Fitorja me Partizanin ishte shumë e rëndësishme për ne. Besoj na dha qetësi dhe moral për ndeshjet në vijim.

E mendonit që Kukësi mbas shumë kohësh do fitonte ndaj të kuqve?

Besoj se ishte koha dhe vendi i duhur për të fituar ndaj Partizanit. Të kuqtë kanë vuajtur shumë me sulmin këto ndeshjet e fundit, ndryshe nga ne që në sulm jemi shumë të fuqishëm. Besoj kishte ardhur koha për të fituar, por në fakt skuadra jonë po vjen në formën optimale.

Mendoni që Kukësi i sivjetshëm është për titull?

Nuk dua të flas për titull sepse është ende herët, por kam shumë besim te ky ekip. Kukësi është gjithmonë në garë për titullin. Personalisht besoj që edhe sivjet, Kukësi do ketë përsëri trofe.

Sezonin që shkoi fitoi Kupën dhe këtë sezon fitoi Superkupën me 4-5 ndryshime në formacion. Sipas jush, ishit më të fortë sezonin që shkoi, që e kurorëzuat me fitimin e Kupës, apo në sezonin aktual?

Sivjet jemi me të fortë në sulm, kemi shumë opsione.

\"kolici-austri-vjene\"

E ka arritur pjekurinë ky ekip?

Po, besoj jemi në rrugën e duhur për sa i përket pjekurisë.

Çfarë ka më shumë ose më pak Kukësi nga Skënderbeu?

Nuk dua të krahasoj Skënderbeun me Kukësin sepse të dy ekipet kanë lënë gjurmët e tyre në kampionatin shqiptar, por edhe në Kupat e Europës. Nuk mund të flas për Skënderbeun sepse nuk kam qenë pjesë e atij ekipi, po edhe këtu te Kukësi nuk kam asnjë ankesë, jam mjaft i kënaqur. Në aspektin sportiv të dyja skuadrat kanë karakteristikat e tyre.

Ju vjen keq për barazimin ndaj Laçit, Vllaznisë dhe Tiranës ku keni humbur 6 pikë?

Besoj se 6 pikë nuk janë asgjë në një kampionat shumë të gjatë si ky i yni, por jemi ende në fillim. Nuk ka kaluar as 1/4 e garës.

Skënderbeu është 6 pikë më shumë se ju, mendoni se mund t’i rikuperoni?

Nëse Skënderbeu ndihet rehat me 6 pikë diferencë, atëherë bën gabim. Plus që Skënderbeu nuk është përplasur ende me ekipet rivale.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.