cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Përfundojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Tomorit

  • October 4, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 78 Views

Skuadra e F.K. Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Tomorit. Stafi teknik ka stërvitur pjesën e futbollistëve që do të jenë të gatshëm në sfidën e nesërme ndaj beratasve. Stërvitja ka qenë e një karakteri tekniko-taktik dhe janë ndarë detyrat e fundit përpara takimit.

\"stervitjeeeeeeeeee\"

Ndeshja ndaj Tomorit, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet nesër në kompleksin sportiv “Internacional”, në Pezë, në orën 14:00.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 3-0 për ekipin tonë. Skuadra do të vazhdojë me të njëjtin përqendrim si në ndeshjen në Berat. F.K. Kukësi do të bëjë maksimumin për të mbrojtur trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi jemi kampionët në fuqi.

Takimi i sotëm nuk do të ndiqet nga tifozët për të shlyer dënimin nga Komisioni i Disiplinës.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.