cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Moshat/ Dhuna e shkaktuar në Laç, të merren masa ose të ndërpritet gara

  • October 2, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 110 Views

Ekipet e Akademisë së Kukësit kanë udhëtuar ditën e sotme për të zhvilluar ndeshjet e tyre në qytetin e Laçit, por vetëm me futboll nuk janë përballuar.

Ekipi U-17 dhe U-19 janë terrorizuar me një atmosferë dhune që nga zbritja nga autobusi e deri në largim. Lojtarët e moshave të Kukësit kanë rënë pre e kësaj dhune barbare dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak. Nga goditjet e marra kanë përfunduar në spital lojtari Uka  dhe Kashanjeva i U-19.

Për futboll nuk flitet dhe rezultati kalon në plan të dytë, pasi vetëm dhuna ka qenë prezente jashtë fushe dhe brenda e saj. Kjo e lejuar edhe nga arbitri i ndeshjes. Ai pasi ka nxjerrë dy lojtarë të Laçit me karton të kuq, i ka rifutur në lojë, pasi nga frika dhe presioni, kartonët i shënoi si të verdhë.

Klubi F.K. Kukësit do e ndjekë deri në fund këtë çështje dhe do të përgatisë të gjithë dokumentacionin e duhur për ta dorëzuar në FSHF.

Kjo sjellje është prishje e qartë e garës dhe si gjithmonë ndodh në Laç. Duke parë situata të tilla, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme dhe dënimeve shembullore për protagonistët e ngjarjeve. Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i lojtarëve tanë, prandaj ose të merren masat e duhura, ose të ndërpritet gara, pasi nuk po flasim më për futboll.

\"grusht1\" \"grusht\"

\"grusht2\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.