cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: Kam besim te fitorja

  • September 30, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 117 Views

Trajneri i F.K. Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur për sajtin zyrtar të skuadrës. Ai ka folur për ndeshjen e nesërme dhe ka besim shumë të madh se skuadra e tij do të dalë e fituar nga kjo sfidë.

\”Ndjehem i qetë sepse kam besim te skuadra. Jam i sigurt që nesër lojtarët do të tregojnë vlerat e tyre dhe kjo me jep shume besim për përballjen ndaj Partizanit. Si në çdo ekip gjithmonë ka një pikë nisje  të punës. Jemi përgatitur me shumë seriozitet dhe po te jemi të qetë dhe të uritur për fitore asgjë nuk na ndal”, – shprehet Gjoka. Më tej trajneri i verilindorëve ka edhe një mesazh për tifozët e verilindorëve.  “Besoj me gjithë zemër që nesër të jetë plot stadiumi që të na japin energji dhe mbështetje sepse tifozët janë një hallkë e rëndësishme e jona”, – përfundon Gjoka duke i bërë një thirrje tifozëve për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit.

Takim ky që do të luhet në orën 14:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Nevojitet përkrahja e të gjithëve, për një qëllim të vetëm: fitoren!

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.