Skuadra e F.K. Kukësit është nisur paraditën e sotme në qytetin verilindor për të nisur grumbullimin për ndeshjen me Partizanibn. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit Ernest Gjoka do të nisë dy ditë para ndeshjes grumbullimin në hotel “Gjallica” duke mbajtur në kontroll skuadrën.


Ekipi është stërvitur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Kukësit “Zeqir Ymeri”.
18-ja e përzgjedhur nga trajneri Ernest Gjoka ka dalë e gjitha në fushë. Seanca ka qenë e një karakteri tekniko – taktik me shumë ushtrime me përdorim me topin dhe vendosje të skuadrës në fushën e lojës.
Përgatitjet janë ndjekur edhe nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.