cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Reagim për gjyqtarin Andi Koçi

  • September 24, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 87 Views

Jemi pjesë e një kampionati që e dimë se nuk është perfekti, por si klub po bëjmë të pamundurën për të ngritur nivelin duke qëndruar korrekt dhe duke përmbushur të gjitha detyrimet tona. Duke marrë shkas nga ndeshja e sotme me Laçin dhe gjykimi skandaloz i gjyqtarit kryesor Andi Koçi, jemi të detyruar të reagojmë, pasi besojmë fuqimisht se klubit tonë iu mohua fitorja me të padrejtë. Merita kryesore për këtë gjë është e Koçit. Fillimisht u mohua një penallti e pastër ndaj Pero Pejiçit, e cila edhe në mundje mund të ishte faull.

Sulmuesi i Laçit, Bruno Aquino, meritonte kartonin e kuq në ndërhyrjen ndaj Hasanit, por për Koçin jo vetëm që nuk ishte i kuq, por toleroi edhe të paktën 5 ndërhyrje të tjera të tij, ndërkohë që ky gjyqtar për ndërhyrje të lojtarëve tonë nuk e kishte të vështirë të nxirrte të verdhën.

Goditja e sulmuesit Lukas Rangel nga tifozët dhe materialet e hedhura në fushë nuk shoqëroheshin me masa nga gjyqtari Andi Koçi që përsëri bënte një sy qorr duke lënë ndeshjen t’i rrëshqas nga duart.

Klubi i F.K. Kukësit do të depozitojë në Federatën Shqiptare të Futbollit të gjitha ankesat ndaj këtij arbitri dhe besojmë fuqimisht te drejtësia e këtij organi dhe te dënimi maksimal që do i jepet këtij gjyqtari!

Faktet: 


Penalltia flagrante që iu mohua Pejiçit

\"rangellll\" \"rangel-goditje\" \"flakadanet-1\" \"flakadanet\"

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.