cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Vijojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Laçit

  • September 20, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 27 Views

Skuadra e F.K. Kukësit ka vijuar përgatitjet për ndeshjen ndaj Laçit, që do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 14:00, në stadiumin “Laç”.

Ekipi nën drejtimin e stafi teknik ka realizuar një seancë paradite në palestër e cila ka qenë force, ndërsa pasdite ka zbritur në fushë.

\"fuck\"

Trajneri Ernest Gjoka ka rreshtuar skuadrën në kompleksin “Internacional”, në Pezë rreth orës 16:00. Seanca ka qenë e një karakteri fiziko-teknik me cirkuite dhe ushtrime me topin.

\"fuck2\"

Gjendja e lojtarëve është e mirë. Probleme shfaqin Ylli Shameti që vazhdon fazën e rikuperimit dhe po bën përpjekjet maksimale të afrohet me grupin, ndërsa shqetësime të lehta kanë Koliçi dhe Alla.

Polizoi Arbri është në pritje të përgjigjes përfundimtare për të shkuar drejt ndërhyrjes, apo nëse mund të rikuperohet pa pasur nevojën e bisturisë.

\"fuck3\" \"fuck4\" \"fuck-5\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.