cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Dossier / F.K. Kukësi – Metalurg Donjeck 2-0

  • September 20, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 76 Views

Ndoshta nuk e kemi historinë qindra vjeçare të klubeve të tjerë, por diçka është e sigurt: Historia moderne e ekipit tonë është e shënuar me gërma të arta! Pjesëmarrja e rregullt në Kupat e Europës dhe kalimi me sukses i tureve të Europa Leagues, vit pas viti, na jep të drejtën që të krenohemi për sukseset tona. Në këtë mënyrë kemi vendosur të hapim një rubrikë të re në sajtin dhe  faqen e zyrtare të F.K. Kukësit: Dossier! 

F.K. Kukësi  – Metalurg  Donjeck 2-0
Golat: Malakarne 6′, Malota 84′

F.K. Kukësi: Halilaj, Brahja, Malakarne (Alikaj 46′), Hallaci, Peqini, Allmuca (Manuka 83′), Karabeci, Hoxha, Progni, Alikaj, Popovic (Malindi 74′). Trajner: A.Cungu
Metalurg Doneck: Pankiv, Checher, Polioviy, O’Dea (Nelson 34′), K.Mkrtchyan, Morozyuk, Lazić, Danilo, Makridis, Dimitrov, Júnior Moraes (Degtiarov 69′) . Trajner: Y. Maksimov
Gjyqtare: A. Kuchin, A. Hodin, S. Vasyutin (Kazakistan)
Kartonë të verdhë: Malindi 89′ / Morozyuk 40′, 69′, Alex 73′, Makridis 88′
Karton i kuq: Morozyuk 69′

Askush nuk e mendonte, e aq më pak të besonte!

Ishte viti i parë që F.K. Kukësi ishte pjesëmarrës në Superligë dhe skuadra e cila, doli nënkampione e Shqipërisë luante për herë të parë në Europë. Që në sezonin e parë nën drejtimin e shkodranit Armando Cungu, Kukësi shkruajti historinë, pasi kaloi 3 ture në \”Europa League\”.

Ndeshja vendimtare për t\’i hapur rrugë këtij suksese ishte takimi në mes të F.K. Kukësit dhe Metalurg Doneck më 1 gusht 2013, në orën  19:30 në Stadiumi Kombëtar \”Qemal Stafa\”. Djemtë tanë fitonin 2 me 0 me gola të Malakarnes vetëm pas 6 minutash loje dhe vulosnin rezultatin me Malotën në minutën e 84-t.

Në një ndeshje plot grintë dhe me shpirt… të gjithë lojtarët nën mbështetjen e tifozerisë kuksiane dhanë 110 për qind nga vetja e tyre, për një qëllim… lartësimin e emrit të F.K. Kukësit!

Ndeshja  – Në atë takim dukej se edhe Zoti ishte në anën e F.K. Kukësit, pasi që me fillimin e pjesës së parë zhbllokohet rezultati. Në minutën e 6-të, verilindorët fitojnë goditjen e parë nga këndi dhe është Hoxha, i cili pason shkurt për Prognin, që ia kthen sërish topin dhe ai kroson në zonë aty ku është Malakarne, i cili zhytet me kokë dhe shënon, 1-0. Ukrainasit marrin frenat e lojës dhe sulmojnë më shumë, por kuksianët mbrohen me forca të shumta mbrapa dhe mbrojnë rezultatin. Kundërsulmet mbeten pika më e fortë e ekipit tonë.

Dalja në minutën e 69-të me karton të kuq të Morozykut, që ndërhyn në mënyrë të gabuar nga pas për Ylli Hoxhën i jep më shumë zemër kuksianëve. Një tjetër goditje këndi bëhet fatlume për ne, pasi në minutën e 84-t, pas krosimit një mbrojtës largon topin me kokë dhe, në hyrje të zonës, është Malota që godet me kthesë. Sfera godet fillimisht shtyllën dhe përfundon në rrjetë për 2-0.

Pas vërshëllimës së fundit nga arbitri nuk ka më përmbajtje festa është e gjitha blu. Bënë historinë, ia dolën!

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.