Skuadra e F.K. Kukësit është duke pritur kundërshtarët që do të ketë përballë në këtë kampionat. Shorti për Kategorinë e Dytë akoma nuk është hedhur dhe kuksianët janë në pritje për të mësuar kundërshtarët, por edhe për të mësuar datën e fillimit të takimit.
Ekipi vazhdon përgatitjet dhe duket në rrugë të mbarë, pasi në dy miqësore kanë arritur dy fitore me Sopotin dhe Tiranën B. Trajneri Edmon Dalipi është mjaft i kënaqur me grupin dhe objektivat janë tëqarta. Afrimi i sa më shumë elementëve të rinj pranë ekipit të parë dhe kalimi në një kategori më sipër.