Skuadra e F.K. Kukësit ka mbyllur të gjitha përgatitjet para ndeshjes me Tiranën. Ekipi ndodhet i grumbulluar në hotelin \”Eklips\” dhe ka vijuar normalisht me përgatitjet. Trajneri Ernest Gjoka ka dhënë edhe udhëzimet e fundit para ndeshjes me bardheblutë duke i përcaktuar detyrat dhe duke i dhënë besim futbollistëve. Pasi tekniku ka përfunduar analizën për takimin është afruar në hotel edhe presidenti Safet Gjici.

Numri një i klubit ka motivuar futbollistët para takimit me Tiranën dhe i ka shprehur besimin e tij se skuadra do të dalë e fituar në takimin e orës 17:00. Gjici i ka kërkuar lojtarëve që të luajnë të qetë dhe të japn maksimumin.

Pas presidentit, fjalën e ka marrë edhe kapiteni Rrahman Hallaçi. Ai i ka kërkuar bashkëlojtarëve që të japin maksimumin dhe ka shprehur bindjen se skuadra e F.K. Kukësit i ka të gjitha mundësitë që të mposhtë çdo kundërshtarë.
Në këtë takim kanë folur edhe lojtarët e tjerë duke shprehur idetë e tyre, por edhe drejtori Dritan Dervishi. Atmosfera është mjaft pozitive dhe të gjithë kanë besim se ndeshja me Tiranën do të kalohet me sukses dhe me ndihmën e tifozerisë kuksiane.
Forca Kukësi!