cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra përfundon stërvitjen, nesër fillon grumbullimi

  • September 15, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 31 Views

Skuadra  e F.K. Kukësit ka vazhduar stërvitjen për ndeshjen ndaj Tiranës që do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 17:00, në stadiumin \”Selman Stërmasi\”. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik kanë dalë në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë rreth orës 16:00.

\"shameti\"

Të gjithë futbollistët kanë qenë në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka. Përjashtim bën Polizoi Arbri që është i dëmtuar. Mbrojtësi Ylli Shameti vazhdon fazën e tij të rikuperimit dhe është stërvitur veçmas grupit me një program të mirëpërcaktuar nga stafi mjekësor.

\"shameti2\"

Seanca e ditës së sotme ka qenë e një karakteri teniko-taktik me shumë ushtrime me topin dhe pozicionime të skuadrës në fushë.

Ditën e nesërme skuadra do të zhvillojë përgatitjet paradite dhe më pas do t\’i drejtohet hotelit \”Eklips\” nga ku do të fillojë edhe grumbullimin.

\"shameti1\" \"shameti4\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.