Ishte planifikuar që kampionati i moshave për ekipet U-17 dhe U-19 të fillonte ditën e dielë, por diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi është marrë vendimi që të shtyhet.
Ndeshja e parë ishte në mes të F.K. Kukësit dhe Vllaznisë në qytetin e Kukësit për të dyja ekipet e Akademisë. Kampionati tashmë do të nisë rrugëtimin e tij më datë 25 shtator. Ekipi U-17 drejtohet nga trajneri Agim Bela, ndërsa trajneri i U-19 është Gëzim Shehu.
Akademia e F.K. Kukësit do të garojë për herë të parë me dy ekipe në Superiore, pasi si U-17 dhe U-19 janë shpallur kampion në Kategorinë e parë. Ky vit fillon me objektiva të tjera për këto dy skuadra, pasi presidenti Safet Gjici vazhdon të mbështesë akademinë me qëllim promovimin e sa më shumë elementeve cilësoë për të ardhmen.