Skaudra e F.K. Kukësit e ka bërë pushim ditën e sotme. Stafi teknik i ka lënë lojtarët e lirë pas fitores me Teutë 3-0, për të rifituar energjitë e humbura. Fatmirësisht lojtarët nuk kanë probleme dhe të vetmet shqetësime për stafin teknik janë gjendja e Ylli Shametit dhe Polizoi Arbrit.
Ditën e nesërme ekipi do të rikthehet përsëri nën urdhrat e stafit teknik për të vazhduar punën për ndeshjen ndaj Tiranës. Atmosfera është mjaft pozitive pas fitores me Teutën.