Skuadra e F.K. Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Teutës nga stadiumi \”Zeqir Ymeri\”. Ekipi verilindor në orën 16:00 ka mbërritur në stadiumin e qytetit dhe ka zhvilluar përgatitjet e fundit për të pakten 60 minuta.

18-shja e përzgjedhur nga stafi teknik ka qenë e gjitha në gadishmëri. Seanca ka qenë e një karakterit tekniko-taktik. Trajneri Ernest Gjoka ka dhënë detyrat e fundit për futbollistët e tij. Polizoi Arbri nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Gjoka, pas një shqetësimi që ka ndjerë në gjurin e tij, ndërkohë nuk është i gatshëm as mbrojtësi Ylli Shameti.

Tifozeria kuksiane ka qenë e pranishme në stadium dhe ka ndjekur nga afër seancën stërvitore duke mbështetur ekipin. Për ndeshjen e nesërme ndaj Teutës pritet një interesim i madh i publikut vendas. Takimi zhvillohet në orën 16:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Rikujtojmë se hyrja do të jetë e lirë.
