Mesfushori i F.K. Kukësit, Nijas Lena, i afruar në këtë merkato te skuadra verilindore, ka dalë në një konferencë për shtyp paraditen e sotme. Shqiptari i Maqedonisë ka folur për ndeshjen me Vllazninë, por sigurisht theksin e ka vendosur te takimi me Teutën, ditën e hënë, ora 16:00.

Vllaznia – \”Me Vllazninë nuk luajtëm keq. Krijuam rastet tona dhe në ndeshjet jashtë fushe kjo është e rëndësishme. Na mungoi finalizimi dhe këtë duhet të riparojmë\”.
Teuta – \”E njoh këtë skuadër, pasi kam qenë pjesë e saj gjatë sezonit të kalaur. Jam i sigurt se do të na hapin vështirësi, por ne nuk duhet ta diskutojmë fitoren dhe t\’i dhurojmë tifozëve tanë 3 pikët e para. Pres që tifozët të jkenë të shumtë në numër dhe të na ndihmojnë shumë\”.
Vështirësia – \”Çdo ndeshje në kampionatin tonë ka vështirësi. Teuta është ekip simpatik dhe e vlerësoj shumë\”.
Titulli – \”Heret për të folur, pasi kampionati është i gjatë, por objektivat tona dihen tashmë\”.