cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra zhvillon përgatitjet, nesër drejt Kukësit

  • September 10, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 29 Views

Skuadra e F.K. Kukësit ka zhvilluar stërvitjen edhe sot. Ekipi i është drejtuar kompleksit sportiv \”Internacional\”, rreth orës 16:30. Staf teknik përpara fillimit të seancës ka biseduar me lojtarët për ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe atë të radhës ndaj Teutës që do të luhet ditën e hënë, ora 16:00. Analiza ka qenë mjaft frutdhënëse për të gjitha palët.

\"nestiii\"

Më tej ekipi ka vazhduar përgatitjet në fushën e lojës. Stafi teknik kishte përgatitur një stërvitje me karakter tekniko-taktik. Me grupin është bashkuar edhe Edon Hasani, i cili ka lënë pas shqetësimet që ka pasur. Shameti i është bashkuar skuadrës në stërvitje, por gjirokastriti ka bërë vetëm vrapime të lehta rreth fushës.

Nesër, skuadra do të niset drejt qytetit të Kukësit dhe do të lërë Tiranën rreth orës 10:00.

\"nestiiiiiiiiiii\"

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.