Skuadra e F.K. Kukësit nuk ka ndërprerë stërvitjen, por ekipi ka zhvilluar një seancë shkrydhëse te Liqeni artificial i Tiranës. Futbollistët nën drejtimin e stafit teknik kanë nisur përgatitjet në orën 17:00.
Lojtarët dhe trajneri janë besimplotë se ekipi do të gjejë fitoren e parë në ndeshjen ndaj Teutës. Fatmirësisht gjendja e lojtarëve është e mirë dhe nuk ka pasur shqetësime pas ndeshjes në Shkodër. Ekipi tashmë është i fokusuar te ndeshja ndaj durrsakëve në Kukës.