cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

F.K. Kukësi zhvillon analizë pas barazimit me Vllazninë

  • September 9, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 94 Views
\"1\"

Presidenti Safet Gjici së bashku me stafin teknik kanë zhvilluar një analizë gjatë paradites së sotme për ndeshjen e luajtur ndaj Vllaznisë në Shkodër, e përfunduar në barazimin 0-0. Përfaqësuesit e klubit janë  paraqitur në zyrat e klubit rreth orë 10:00. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë të gjitha organet drejtuese të skuadrës së F.K. Kukësit. Presidenti Safet Gjici, Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi, Menaxheri i Klubit Naim Halili, Shefi i klubit Jonuz Hallaçi dhe nuk ka munguar stafi teknik me në krye trajnerin Ernest Gjoka, zv.trajnerin Fatjon Tafajn, trajnerin e portierëve Gud Tafaj dhe përgatitësin atletik Gjergj Poloska. Pjesëmarrës ka qenë edhe doktori i ekipt Mel Ostreni, juristi i klubit Arsen Selmanaj dhe zëdhënësi i shtypit Eraldo Harlicaj.

\"img_3067\"

Presidenti Safet Gjici në bashkëbisedim me stafin teknik kanë analizuar gabimet e bëra gjatë ndeshjes së djeshme dhe kanë vendosur pikat se ku do të punohet më shumë në të ardhmen. Në këtë mbledhje u fol nga paraqitja e skuadrës në fushën e lojës e deri tek ana menaxheriale e klubit.

Drejtuesit më të lartë të klubit kanë vendosur objektivat për të ardhmen dhe pika e kthesës do të jetë që në ndeshjen me Teutën ku kërkohet fitorja përballë publikut vendas. Atmosfera, pavarësisht rezultatit, mbetet pozitive dhe besimplotë për aspiratat që ka klubi këtë sezon.

Të gjithë bashkë mund të ia dalim!

\"5\"

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.