
Ekipi nën drejtimin e stafit teknik kishte parashikuar një seancë stërvitore në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë Helmes dhe pas përfundimit të seancës do të nisej drejt Shëngjinit. 18-shja e përzgjedhur për këtë sfidë ka zbritur me fushën me bar sintetik të kompleksit \”Internacional\”, rreth orës 16:30, por vetëm pas 30 minutash, shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhia e fortë kanë detyruar stafin teknik të ndërpresë në mes stërvitjen.

Numri një i pankinës së verilindorëve e ka shfrytëzuar seancën e sotme për të biseduar edhe me lojtarët e tij në mënyrë të veçantë duke i motivuar për takimin e nesërm ndaj Vllaznisë.

Skuadra më pas ka hipur në autobus dhe ka marrë rrugën drejt hotelit në Shëngjin. Ekipi është mjaft i motivuar dhe kërkon ta nisë mbarë sezonin. Ndeshja në mes të Vllaznisë dhe F.K. Kukësi luhet të enjten, më datë 8 shtator, ora 19:00, në stadiumin \”Loro Boriçi\”.