Skuadra e Kukësit B do të zhvillojë një miqësore me ekipin e Sopotit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Edmond Dalipi do të vihet përballë skuadrës librazhiode në orën 14:00, në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë.
Sot do të bëhet edhe përzgjedhja e të elementëve që do të mbesin pjesë e grupit për sezonin e ri të ekipit B dhe me këta elementë do të përqendrohet puna më e madhe.