Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për shtyrjen e ndeshjes në mes të F.K. Kukësit dhe Vllaznisë. Ky spostim është bërë për të ruajtur fushën e stadiumit \”Loro Boriçi\” duke marrë parasysh edhe ngjarjet e fundit që ndodhen me kombëtaren e Shqipërisë dhe stuhinë e madhe që përfshiu qytetin verior. Lajmërimi i klubit është bërë nga zyrtarët e FSHF-së.
Takimi do të zhvillohet të enjten me datë 8 shtator, ora 19:00, në stadiumin \”Loro Boriçi\”.
Kampionati ynë nis të enjten në Shkodër. F.K. Kukësi pranon vendimin e FSHF-së dhe e konsideron si të drejtë duke marrë shkas edhe nga problemet që mund të paraqiste fusha nëse do të luhej ditën e mërkurë.