cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: Shkojmë për fitore; Hallaçi: Kemi \”stofin\” e kampionit

  • September 6, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 33 Views

Skuadra e F.K. Kukësit ka organizuar një konferencë për shtyp gjatë paradites së sotme, e cila u zhvillua në zyrat e klubit. Për mediat kanë dalë trajneri Ernest Gjoka dhe kapiteni Rrahman Hallaçi që kanë folur për fillimin e kampionatit dhe ndeshjen me Vllazninë. Takim ky që do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 8 shtator, ora 19:00, në stadiumin \”Loro Boriçi\”.

Trajneri Ernest Gjoka ka shprehur besimin se skuadra e tij do të dalë me 3 pikë nga transferta e Shkodrës.

Ndeshja – \”Kemi besim, pavarësisht se jemi të vetëdishëm se është një ndeshje shumë e vështirë, pasi është takimi hapës dhe luajmë përballë një kundërshtari elitar në futbollin tonë. Vllaznia ka cilësi dhe e kemi vlerësuar maksimalisht. Jemi munduar të studjojmë kundërshtarin dhe të zbërthejmë pikat e tyre kyçe. Do të mundohemi të arrijmë objektivat tona. Ne shkojmë për fitore në Shkodër\”.

\"gjoka\"

Titulli – \”Skuadra e Kukësit ka cilësi dhe mendoj se ky ekip e ka stofin për të kërkuar gjatë gjithë kampionatit titullin kampion. Mendoj se nga merkato jemi ok, por dëshironim edhe 2-3 pika të forta. Megjithatë, mendoj se jemi gati për të kërkuar titullin kampion\”.

Hasani – \”Nuk kam pasur ndonjë problem me Hasanin, por edhe sikur të kisha mendoj se nuk është fundi i botës, pasi si çdo familje mund të ketë debate, por me anë të shkëmbimit të ideve ecet përpara. Ai u dëmtua gjatë stërvitjes dhe ngaqë u dëmtua e lamë të dilte nga fusha për të vazhduar mjekimin. Mjeku i ekipit ka thënë që edhe mund të mos e kemi gati në Shkodër, por edhe nëse nuk do të jetë në fushë do të jetë në stol, pasi është shumë i rëndësishëm për ne\”.

Skema – \”E rëndësishme është që ekipi të luajë mirë dhe ta dominojë kundërshtarin. Skema mund të ndryshojë në varësi të lojës\”.

Mungesat – \”Kemi problem edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm për ne siç është Ylli Shameti. Ai është në fazë rikuperimi, por nuk do e kemi të gatshëm për këtë ndeshje\”.

Hallaçi: Do të bëjmë sezon të madh! 

\"hallaci\"

Kapiteni beson te skuadra e F.K. Kukësit, por qendron me këmbë në tokë dhe largon euforinë e fitimit të Superkupës

Fillimi i kampionatit – \”Jemi gati plotësisht, jemi stërvitur mirë dhe kemi bërë një punë shumë të mirë. E kam thënë edhe përpara Superkupës që gjithçka do e tregojmë në fushë dhe ashtu e bëmë. Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Luajmë në një stadium modern dhe çdo lojtarë që pëlqen lojën e bukur ka dëshirë të luajë futboll aty. Do të vlerësojmë çdo ndeshje, jo vetëm këtë takim. Ne i kemi objektivat e qarta dhe duam të marrim sa më shumë pikë në transfertë. Jemi gati dhe e kemi \”stofin\” e kampionit\”.

Pozicioni – \”Nuk e kam problem të luaj si mbrojtës i majtë apo i djathtë. Gjatë karrierës time më shumë kam luajtur majtas, por e rëndësishme është të jap më të mirën kudo që më caktohet\”.

Ndryshimet në ekip – \”Afrimet e reja dhe stafi teknik me në krye trajnerin Gjoka janë harmonizuar shpejt me atmosferën e F.K. Kukësit. Ne i kemi mundësitë për të bërë një sezon të madh\”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.