cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Lushtaku prezantohet te F.K. Kukësi

  • September 1, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 23 Views

Skuadra e F. K. Kukësit ka bërë edhe një goditje në limitet e merkatos. Ekipi verilindor ka afruar në skuadër futbollistin Kushtrim Lushtaku. Lojtari ka gjetur akordin me klubin dhe është prezantuar gjatë ditës së sotme në zyrat e klubit.

Lushtaku në këtë mënyrë rikthehet në Kukës pas sezonit 2014-2015. Vitin e kaluar ai ka luajtur për ekipin e Flamurtarit, ndërsa për sezonin 2016-2017 bëhet pjesë e skaudrës së F.K. Kukësit.

\"lushtaku111\"

Lushtaku shprehet mjaft i lumtur për afrimin me ekipin e F.K. Kukësit.

\”Jam shumë i lumtur që jam bërë përsëri pjesë e një klubi prestigjoz si F.K. Kukësi. U afrova me dëshirë të madhe, pasi këtu kam kujtime shumë të mira. Afrimi me Kukësin më gjen mjaft të motivuar për të ardhmen. Do të jap më të mirën time në këtë skuadër dhe shpresoj që të arrijmë objektivat sezonal. Falenderoj dhe përshëndes edhe tifozerinë kuksiane për mikëpritjen\”, – shprehet Lushtaku për sajtin e klubit.

Karriera

\"karriera\"

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.