cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

F.K. Kukësi përkrah ekipeve  më të rëndësishme europiane

  • August 31, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 83 Views

Skuadra e F.K. Kukësit është bërë  pjesë si anëtare me të drejta të plota e ECA-së (European Club Association). ECA është një shoqatë që ka në përbërje 150 klube nga e gjithë Europa dhe klubet më të rëndësishme, emra të tillë si Bayern Munche, Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Milan dhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm në  Europë.

Lajmi është konfirmuar me anë të një emaili të ardhur në zyrat e klubit.

“Do të doja të ju informoja se F.K. Kukësit është zyrtarisht anëtar me të drejta të plota i ECA-së, në takimin e fundit në Monako, të enjten.

\"rummenigge\"

Ndërkohë, ju keni marrë një ftesë të bashkoheni në mbledhjen e Përgjithshme të ECA-së në Gjenova, javën tjetër dhe miqësisht do të ju ftoja të rregjistroheshit sa më shpejt dhe të bashkoheshit me më shumë se 150 klube”.

Kryetari i ECA-së është Karl-Heinz Rummenigge. Ndërsa pjesë e bordit janë zyrtarë të ekipeve më të rëndësishme si Juventus, Olimpiakos, Real Madrid, Ajax, Arsenal, etj.

\"bordiii

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.