Skuadra e F.K. Kukësit ka zhvilluar stërvitjen gjatë pasdites së sotme. Ekipi është stërvitur në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë. Trajneri Ernest Gjoka dhe stafi i tij kanë aplikuar programin stërvitor , i cili është zbatuar në mënyrë të përpikët nga skuadra.
Gjendja e ekipit është mjaft e mirë dhe lojtarët janë në formë.
Të vetmet probleme që shqetësojnë stafin teknik janë ato të mbrojtësit Ylli Shameti, ndërsa mbrojtësi Polizoi Arbri ka filluar stërvitjen me ngarkesë të plotë.
#ForcaKukësi


