cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

F.K. Kukësi mbledh të gjitha strukturat përpara fillimit të kampionatit

  • August 30, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 92 Views

Klubi i F.K. Kukësit me urdhërin e presidentit Safet Gjici ka organizuar një mbledhje të të gjitha strukturave të saj. Të pranishëm përveç trajnerit Ernest Gjoka, Drejtorit Dritan Dervishi, Shefit të klubit Jonuz Hallaçi dhe menaxherit të klubit Naim Halili kanë qenë edhe trajnerët e ekipeve të moshave, por edhe i ekipit B.

Numri një i klubit së bashku me stafin e tij kanë shqyrtuar të gjitha problematikat që skuadrat kanë për momentin dhe i kanë dhënë zgjidhje shumicës prej tyre. Objektivi primar i klubit të F.K. Kukësit është skuadra e parë, ndërsa nuk mbesin jashtë vëmendjes së klubit ekipi B dhe skuadrat e moshave.

Presidenti dhe stafi kanë vendosur objektivat për sezonin e ri dhe kanë zgjedhur edhe rrugën që do t\’i dërgojë drejt plotësimit të tyre.

\"mbledhjeeee\" \"mbledhjeeeee22222\" \"mbledhjeeeeee1111\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.