Një ndër \”besnikët\” e F.K. Kukësit, Besar Musolli, ka dhënë një intervistë për sajtin e klubit. Mesfushori i ka përjetuar të gjitha sukseset e klubit në të gjithë këto vite duke pasur kontribut mjaft të madh. Musolli edhe sivjet ka rinovuar me klubin duke qenë edhe një ndër \”idhujt\” e tifozerisë. Shqiptari i Kosovës ka treguar të gjitha objektivat e së ardhmes.
Superkupa – \”Fitimi i Superkupës ishte padyshim një sukses i madh për ekipin tonë. E kishim përgatitur ndeshjen në mënyrën e duhur dhe me anë të punës së palodhur ja arritëm qëllimin. Ky është një sukses i të gjithë ekipit dhe meritë e gjithë klubit. Më vjen mirë që e fituam këtë finale dhe i falëm emocione presidentit Safet Gjici dhe të gjithë tifozerisë kuksiane\”.
Besimi – \”Kishim besim absolut se do të ia dilnim me sukses dhe do të ngrinim kupën në fund. Që pas ndeshjeve për \”Europa League\” ishim fokusuar vetëm në arritjen e këtij objektivi. Skuadra jonë futet gjithmonë në fushë për të fituar, pavarësisht kundërshtarit që kishim përballë\”.
Kampionati – \”Objektivi ynë i radhës dhe më madhor është fitimi i kampionatit të Shqipërisë. Ndeshjen e parë e kemi me Vllazninë, një kundërshtar mjaft të fortë dhe me një emër të madh. Synimi ynë është i shpallur tashmë, pasi kërkojmë fitimin e këtij takimi\”.
Mesazhi për tifozët – \”I them të gjithë tifozëve që t\’i rrinë pranë ekipit dhe të na mbështesim. Kam besim se ky do të jetë viti ynë i sukseseve dhe duhet të jemi të gjithë të bashkuar\”.