Skuadra e F.K. Kukësit ka bërë goditjen e re në merkato. Albi Koldashi është lojtari më i ri që është afruar me ekipin. 19-vjeçari ka dalë nga Akademia e Tiranës dhe ka qenë kapiteni i të rinjve duke spikatur në ndeshjet e zhvilluara.
I riu i ditëlindjes 1997 ka firmosur kontratën gjatë ditës së sotme dhe është lojtari më i ri i verilindorëve. Ai ka rolin e mesfushorit organizator dhe ka shumë cilësi dhe premton shumë për të ardhmen.
Klubi i F.K. Kukësit vazhdon me politikën për të afruar sa më shumë elemente të rinjë dhe cilësorë. Aldi Koldashi është nga qyteti i Kukësit dhe ka marrë edhe mbështetjen e duhur nga klubi verilindor.
#ForcaKukësi #Bashkëiadalim