cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Dervishi: Shohim drejt kampionatit, Superkupa për gjithë kuksianët

  • August 27, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 77 Views

Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi ka dhënë një intervistë për sajtin e klubit. Zyrtari i verilindorëve ka folur për fitoren e Superkupës dhe objektivat për të ardhmen.

Superkupa – \”Fitorja e Superkupës sjell oksigjen dhe besim në ekipin tonë. Këtë trofe ja dedikojmë të gjithë kuksianëve kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj\”.

Ekipi – \”Si të gjitha ndeshjet e para, ekipi po jep shenjat e një ndërrimi taktik dhe përgatitje të mirë fizike. E shoh ekipin shumë mirë, pasi këto janë hapat e para, por të mos na kapë euforia, pasi nuk kemi bërë akoma asgjë. Superkupa mbaroi, tani të shohim për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Vllaznisë në Shkodër\”.

Besimi – \”Unë jam gjithmonë pozitiv dhe besoj se do të fitojmë çdo takim me çdo lloj kundërshtari. Kjo ndodh vetëm nëse jemi të gjithë të bashkuar\”.

Blerjet e reja – \”Ka akoma punë për t\’u bërë, akoma për t\’u rregulluar më shumë harmonia taktike në lojë. Futbollistët e afruar gjatë merkatos së verës e kanë kuptuar se çfaë fanelle veshin dhe për këtë i falenderoj të gjithë. Nuk mund të bëj dallim, pasi për mua e gjithë skuadra u paraqit mirë\”.

Merkato – \”Ne jemi vigjilent dhe besoj se do ta bëjmë një goditje të fundit\”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.