cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: Tani dua titullin kampion!

  • August 24, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 78 Views

Nuk mund të kishte një debutim më të mirë sesa ai i Ernest Gjokës te Kukësi. Që në ndeshjen e parë, kuksianët arrijnë të fitojnë Superkupën e Shqipërisë në 90 minutëshin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Selman Stërmasi”. Trofeu i parë i Gjokës nën drejtimin e verilindorëve, por ai e pranon se ka ardhur në krye të skuadrës së financuar nga Safet Gjici për të fituar titullin kampion.

Pas suksesit të djeshëm me korçarët, Gjoka deklaroi: “Ndihemi mirë pas fitimit të këtij trofeu. Është një fillim i mirë, pasi fituam Superkupën duke treguar që jemi një ekip serioz. Sidomos fitorja bëhet më e bukur kur arrihet ndaj Skënderbeut”.

Titulli – Objektivi i kuksianëve në sezonin e ri është të zbresë Skënderbeun nga froni, ku tekniku Gjoka thotë: “Sigurisht që fitimi i titullit kampion është qëllimi ynë. E kam thënë që në fillim që kam ardhur për titullin. Ose marrim titullin, ose iki unë. Gjatë këtyre dy javëve kemi bërë maksimumin për sa kohë kemi patur në dispozicion. Normalisht kemi shumë për të bërë.

Merkato – Edhe një javë ka në dispozicion Gjoka për të marrë ndonjë lojtar që do ta përforconte akoma më shumë grupin. Në lidhje me merkaton, tekniku kryeqytetas tha: “Kemi cilësi si skuadër, por nëse do të dalë ndonjë mundësi e mirë, atëherë do ta marrim”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.