cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjici: Superkupa, ogur për titullin

  • August 24, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 88 Views
 Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, pas fitimit të Superkupës deklaroi në TVSH se ekipi i tij nuk do të ndalet me kaq, duke përsëritur se synon titullin. Kreu i klubit verilindor ndjehet i kënaqur me realizimin e objektivit të parë sezonal, por e pranon se të besuarit e Ernest Gjokës kanë ende shumë punë për të bërë.
“Është mirë të fitosh Superkupën. E kemi nisur mirë, edhe pse skuadra nuk është në formën maksimale. Besoj se fitimi i këtij trofeu do të jetë një ogur i mirë për të fituar titullin kampion”.
–  Gjici, si ndjeheni duke qenë se keni fituar ndaj ekipit kampion?
– Skënderbeu është një skuadër e fortë dhe gjatë këtyre viteve kanë qenë një skuadër e kompletuar. Sot ishte dita jonë dhe jo e atyre. Deri në fund do të rivalizojmë për titullin me ta. Por dua të këshilloj trajnerin që të punojë më shumë me mbrojtjen, pasi patëm problem sot. Falënderoj Skënderbeun për lojën që zhvilloi, por kështu e ka futbolli. Falënderoj edhe stafin e ekipit tim dhe lojtarët.
Thoni që do të rivalizoni për titull me Skënderbeun. Po Partizanin e shihni jashtë garës për titull?
– Nuk përjashtoj asnjë skuadër. I vlerësoj të gjitha ekipet e Superiores. Edhe Partizani është rivali ynë, ashtu si edhe Tirana që po forcohet. Nuk nënvlerësojmë asnjë skuadër.
Në Kupat e Europës ju morët tre lojtarë në formë huazimi nga Skënderbeu, por e mundët kundërshtarin dhe treguat se ishit më të fortë…
– Në Europë ekipet shqiptare duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin. Lojtarët e huazuar na ndihmuan në ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen e dytë nuk është se u paraqitën shumë mirë. Ndoshta edhe koha nuk ka qenë e mjaftueshme për t’u përshtatur me ekipin. Tre huazime ndoshta janë shumë. Mund të kishim bërë vetëm një, do të ishte më mirë.
– Do të bëni ndonjë përforcim në merkato, apo ekipi është i kompletuar?
– Nëse gjejmë ndonjë lojtar cilësor që bën diferencën, do ta marrim. Jemi në bisedime me disa. Do kërkojmë të përforcohemi në mbrojtje.
Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.