cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: Luajmë për të fituar; Hallaçi dhe Shameti: Respektojmë kundërshtarin

  • August 23, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 57 Views

Trajneri Ernest Gjoka së bashku me kapitenin Rrahman Hallaçi dhe Ylli shameti kanë dalë në një konferencë për shtyp. Tekniku ka folur për ndeshjen e nesërme të Superkupës që do të luhet finalja, por gjithashtu ka shprehur bindjen se ekipi do të paraqitet mjaft mirë.

\"konference2\"

\”Jam i sigurt se skuadra do të bëjë një ndeshjes humë të mirë, pasi kemi punuar për këtë takim. Faza përgatitore ka shkuar mjaft mirë dhe jam i sigurt se ekipi po e përthith filozofinë time të punës. Kemi një gjendje të mirë dhe jam i sigurt se do të zhvillojmë një takim të mirë. Formacionin do ta vendos nesër dhe do ta shihni në fushë, të gjithë futbollistët janë të barabartë te unë. Skemat ndryshojnë gjatë lojës nga 4-4-2 ndryshojnë në varësi të ndeshjes.

Deri në fund të merkatos do të presim. Gjithmonë jemi të hapur për afrime të mira dhe që rrisin cilësinë e skuadrës, por ekipi është i kompletuar\”.

Hallaçi: Kam më shumë përgjegjësi tani!

Kapiteni i F.K. Kukësit, Rrahman Hallaçi, ka bërë edhe prezantimin e parë zyrtar. Ai  ka folur për këtë emocion dhe për ndeshjen ndaj Skënderbeut. \"konference4\"

\”Jam shumë i lumtur që jam rikthyer si kapiten. Unë jam i nderuar dhe i falenderoj të gjithë. Gjithmonë kam dhënë më të mirën për këtë ekip si në periudhën që kam mabjtur shiritin si atëherë kur nuk kam qenë kapiten. E dashuroj Kukësin dhe do të jap gjithmonë më të mirën për këtë qytet dhe ekipin tim. Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë. E vlerësojmë kundërshtarin, por ne do të bëjmë lojën tonë. Shpresojmë që në fund të rrëmbejnë edhe trofeun\”, – shprehet Hallaçi ndër të tjera.

Shameti: Skënderbeu, ekip i vështirë, por ia dalim! 

Zëvendëskapiteni Ylli Shameti ka qenë gjithashtu në një konferencë për shtyp. Mbrojtësi ka folur për gjendjen e ekipit dhe kundërshtarit. \”Jemi në gjendje të mirë. Trajneri ka punuar mjaft mirë dhe do të japim maksimumin. Shpresojmë që të ia arrijmë qëllimit. E dimë se kemi përpara një skuadër të vështirë, por besojmë në forcat tona\”, – shprehet Shameti.

\"konference3\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.