cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Halili: Objektivi ynë është Superkupa

  • August 22, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 104 Views

Menaxheri i Pëgjithshëm i klubit, Naim Halili, ka dhënë një intervistë për sajtin e klubit përpara ndeshjes së SuperKupës me Skënderbeun. Halili ka treguar objektivat e skuadrës dhe gjendjen që po kalon ekipi.

\”Jemi kthyer nga faza përgatitore ku gjithçka shkoi mirë. Besoj se me përgatitjet në Ohër, ekipi ka arritur në formën më të mirë të mundshme. F.K. Kukësi është gati për ta përballuar  takimin e Superkupës. Ne do të hyjmë në fushë me objektiva të qarta.

Kemi një ndeshje të vështirë, pasi kemi përpara një skuadër mjaft të fortë si Skënderbeu, por ne do të hyjmë në fushë për të bërë lojën tonë. Kemi shpresa që do ta bëjmë tonën Superkupën, pasi është një trofe që e lakmojmë ashtu si të gjithë trofetë e tjerë.

Të mërkurën i bëj thirrje edhe tifozerisë të jetë e bollshme në stadium, pasi kemi nevojë për mbështetjen e tyre \”.

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.